Rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Shqipëri, kjo është vajza që u shpall “Miss Shqipëria 2021”

Erdhi për të konkurruar si dëshirë e prindërve të saj pa e ditur se do të shpallej “Miss Shqipëria 2021”.

Marketing

18-vjeçarja, Lea Islamaj, e cila ka lindur e është rritur në Francë, fitoi kurorën e më të bukurës. Modelja fitoi edhe çmimin e publikut, që po ashtu zgjodhi Lean si vajzën më të bukur shqiptare.

Samanta Pajo u përzgjodh si shoqëruese e dytë. Mbrëmja magjik e e Miss Shqipëria 2021 u mbajt në kalanë e Petrelës.

Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në Miss Shqipëria dhe ajo vendosi të merrte pjesë duke i bërë krenarë me fitoren e madhe. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss France, por ajo kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.