Rreshjet e shiut, LAMM me njoftim të rëndësishëm për shoferët

Lidhja Automote e Maqedonisë ka dalë me njoftim këtë mbrëmje, pasi vendi është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, transmeton TV21.

Marketing

Kujtojnë se mbajtja e zinxhirëve, është detyrim ligjor tashmë për shoferët që nga data 15.11.2024, pavarësish që gjendja momentale e motit është me reshje shiu dhe jo dëborë.

“Ky detyrim ligjor do të zgjasë deri më 15.03.2025”, kujtojnë nga LAMM-i.

Kanë ndaluar në gjendjen momentale të rrugëve në Maqedoninë e Veriut.

Thonë se komunikacioni është duke u zhvilluar pa ndërprerje, në lagështi.

“Ulje të dukshmërisë, për shkak të mjegullës prej 40 – 50 metra kemi në rrugën fshati Lisec – Kodra e Diellit”, thonë nga LAMM.

Bëjnë thirrje për kujdes në shpejtësi.

“LAMM rekomandon që të adaptohet shpejtësia e lëvizjes, të respektohet sinjalizimi rrugor dhe me kujdes të ngiten veturat, veçanërisht në rrugët malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjes së gurëve. Kjo veçanërisht ka të bëjë për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thuhet në njoftimin e LAMM-it.

Marketing