Një aeroplan me 122 persona në bord doli nga pista në Chongqing të Kinës dhe u përfshi nga flakët.
Në aeroplan ndodheshin 113 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Më shumë se 40 persona u plagosën dhe u shtruan në spital, tha aeroporti.
Të gjithë personat në bordin e fluturimit të Tibet Airlines TV9833 nga Chongqing në Nyingchi në Rajonin Autonom të Tibetit janë evakuuar, tha Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.
Avioni shpërtheu në flakë pasi rrëshqiti nga pista në aeroportin Chongqing. Në momentin e shpërthimit, avioni nxorri tym të zi, ndërsa njerëzit vrapuan për të shpëtuar jetën e tyre.
Një ekip është dërguar në vendngjarje për të hetuar shkakun e zjarrit, i cili filloi pasi motori i aeroplanit u fërkua në tokë ndërsa ai doli nga pista.