Rrëshqitje dheu në autostradën Shkup – Veles, ndërpritet qarkullimi

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se prej orës 17:00, autostrada Shkup – Veles është mbyllur plotësisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Ndërsa për shkak të rrëshqitjes së dheut ka ndodhur edhe një aksident, por fatmirësisht pa të lënduar.

Marketing

Komunikacioni në rrugët tjera zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut.