Që nga rasti i parë i konfirmuar pozitiv më 13 mars e deri tani në vend janë infektuar 11 mijë e 416 veta.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në vend kanë ndërruar jetë 401 persona të cilët i shin të prekur me koronavirus.
Ndërsa numri i të shëruarve është në rritje dhe deri më tani janë 7 mijë e 191 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga koronavirusi.
Bazuar në këto të dhëna zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 824 raste aktive me koronavirus.