Rreth 70 mijë persona protestojnë për klimën në Bruksel

Të paktën 70.000 njerëz marshuan më 27 janar në Bruksel, ata protestuan për të nxitur politikanët e tyre që të mbajnë premtimet e tyre për të luftuar ndryshimet klimatike.

Marketing

Kjo është protesta e katërt për ndryshimet klimatike që bëhet në kryeqytetin belg, po ashtu edhe në muajin e kaluar ishin rreth 70 mijë protestues.

Ndërsa në 24 janar rreth 35 mijë fëmijë dhe nxënës braktisën shkollat dhe dolën në rrugë për të protestuar me të njëjtën kërkesë.