Rreth njëqind infermiere nga Qendra klinike dhe spitalet kanë shkuar jashtë vendit ose në sektorin privat

Rreth njëqind infermierë, nga të cilat mbi 40 janë nga Qendra klinike dhe spitalet e mëdha, janë larguar vitin e kaluar nga vendi ose në institucionet private shëndetësore në vend, ku u ofrohen të ardhura personale më të larta dhe njohje të arsimit të tyre të lartë, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Këtë sot e theksoi kryetari i Unionit të shoqatave të infermiereve, teknikëve, mamive dhe infermiereve dentare (SHITMD) e udhëhequr nga Shoqata “Për ne”, Gordana Beshlioska, e cila tha se përpjekjet e infermiereve duhet të vlerësohen në përputhje me arsimin e tyre. Sipas saj, pakënaqësia e infermiereve në institucionet shëndetësore e ka ulur dinjitetin e tyre nën nivelin e gjithçkaje që e fisnikëron profesionin e tyre.

Ajo vuri në dukje se kjo nuk do të thotë që interesi për edukimin e kolegëve të tyre në profesion është ndalur, por fatkeqësisht pas të gjitha edukimeve të shkurtra në spitale ata shkojnë në vende tjera.

“Të dhënat tona në Unionin dhe Shoqatë tregojnë se kemi largim të infermiereve me përvojë më të madhe dhe kjo shkakton deficite gjithnjë e më të mëdha në institucionet shëndetësore, ku jemi nën standardet e numrit të shtretërve dhe numrit të infermierëve në pjesët stacionare ku ngarkesa krahas pakënaqësisë në lidhje me arsimin e papranuar në institucionet shëndetësore, pagat e ulëta, mungesa e ndihmës për kushtet e punës, punën e natës, etj, ky largim i stërngrakon edhe më shumë koleget tona në vendet e punës”, tha Beshlioska para fillimit të akademisë solemne me rastin e kremtimit të 12 majit, Dita Botërore e Infermiereve.

Sa i përket profesionit të tyre dhe punës, ajo theksoi se me Ligjin për mbrojtje shëndetësore ata duan të krijojnë strukturën dhe bazën ku do t’i propozojnë të gjitha zgjidhjet për problemet e tyre.

Tha se, si përfaqësues të Unionit, ata janë pjesë e grupeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe se do të kenë mundësi për të marrë pjesë në përgatitjen e neneve të ligjit që kanë të bëjnë me arsimin. Për momentin, theksoi, po përballemi me pakënaqësi të madhe për shkak të mosnjohjes së shkollave të larta dhe specializimeve.

“Shpresojmë që me rregullimin e Ligjit për arsimin dhe profesionin do të fillojë zgjidhja e të gjitha problemeve. Të dhënat tregojnë se nga institucionet shëndetësore po largohen më shumë se nëntë, dhjetë, 11 infermiere dhe se tashmë numri në këto institucione është deficitar dhe se shumë mungojnë sidomos në njësitë kritike ku janë infermieret për instrumente, kujdes intensiv, ku barra mbi ekipet që kanë mbetur me numër të vogël është shumë e madhe. Veçanërisht është alarmante se po largohen infermiere nga njësitë speciale dhe ato kritike, për të cilat duhet të kalohen edukime të veçanta. Po flas për infermieret për instrumente, anesteziste … Vetëm nga institucionet e mëdha shëndetësore, si Qendra klinike dhe spitalet e mëdha, gjatë vitit të fundit 40 infermierë kanë shkuar jashtë vendit”, tha Beshlioska.

Sqaroi se ka institucione ku programet për operacione kanë ngecur për shkak të mungesës së infermiereve për instrumente, për edukimin e të cilave nevojiten të paktën gjashtë muaj, si dhe gjashtë muaj tjerë derisa të fillojnë të punojnë në mënyrë të pavarur.

Lidhur me faktin nëse është përmbushur premtimi për kthimin e infermiereve “koncesionere” në shëndetin publik, ajo tha se kënaqësia kishte qenë shumë e madhe kur Ligji, me një nen i kishte njohur, sipas të cilit që pas përfundimit të kontratave në ambulancat koncesionare ato duhet të kthehet në sektorin shëndetësor publik.

“Ka raste sporadike dhe disa infermiere janë kthyer në sektorin shëndetësor publik, por ka shumë kërkesa të paplotësuara të infermiereve të cilat janë drejtuar në Ministrinë e shëndetësisë, duke i shpjeguar argumentet dhe marrëveshjet e tyre me të cilat kanë hyrë në ordinanca. Për fat të keq, shumë prej tyre presin që në dy-tre muajt e ardhshëm të mbeten pa punë, për shkak të njoftimeve për pensionim të shumë mjekëve nga ambulancat koncesionare. Nuk është vetëm problemi që ata të kthehen në sektorin shëndetësor publik. Ne do ta hapim çështjen për të gjitha ato që mbeten në klinikat koncesionare ku kemi nevojë për korniza për kontrata në bazë të të cilave të gjithë do të nënshkruajnë kontrata të unifikuara për marrëdhënie të punës. Duam t’i tejkalojmë të gjitha parregullsitë me të cilat përballen ato për shkak të shkeljes së dinjitet të tyre në ordinanca të veçanta lidhur me orarin e punës, pagën, mos-shfrytëzimin e pushimeve vjetore…”, tha Beshlioska.

Ajo vuri në dukje se 47 infermiere “koncesionare” janë pa punë, ndërsa numri i tyre është në rritje. Theksoi se për momentin nëntë infermiere janë duke pritur që deri në gusht të mbeten pa punë për shkak të pensionimit të mjekëve të tyre dhe shprehu shpresë se ata do të kthehen në institucionet shëndetësore publike.