Rrethimi i Mariupolit nga Rusia do të “hyjë në historinë e krimeve të luftës”, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se rrethimi i Mariupolit nga Rusia “do të hyjë në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës”.

Marketing

“Ta bëjë këtë në një qytet paqësor, ajo që bënë pushtuesit, është një akt terrori që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm”, ka deklaruar ai në fjalimin e tij të përditshëm të natës drejtuar popullit ukrainas.

Ai iu tha ukrainasve se negociatat në vazhdim me Rusinë nuk ishin “të thjeshta apo të këndshme, por ishin të nevojshme”.

“Ukraina ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje paqësore”, tha ai. “Për më tepër, ne jemi të interesuar për paqen tani”.

Zelenskyy gjithashtu potencoi se Rusia ka vazhduar “t’i dërgojë njerëzit e saj drejt humbjes”, derisa përshkroi një betejë pranë Chornobayivka në jug, ku forcat ukrainas mbajtën pozicionet e tyre dhe gjashtë herë i mundën rusët.