Rrevoltë në kampin Moria në Lezbos, dyshohet 3 të vdekur

Një rrevoltë ka shpërthyer në kampin e refugjatëve në Moria të Lezvosit gjatë orëve të mbasdites.
Burime policore thanë se rrevolta ka shpërthyer për shkak të kushteve çnjerëzore të jetesës në kampin e refugjatëve, për shkak të mbi popullimit të kampit.

Marketing

Deri tani bilanci i konfirmuar i viktimave ka arritur në 2 të vdekur (një nënë me foshnjën e saj) dhe disa të plagosur,dy prej të cilëve u dërguan në spital me plagë të rënda.
Raportohet se deri tani kanë djegur 7 konteinere në të cilët banojnë dhjetëra emigrantë, ndërsa brenda kampit,vazhdojnë përleshjet mes grupeve rivale.

Marketing