



Në një status në rrjetet sociale në facebook kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicëc z.Enver Pajaziti ka bërë thirje për votë masive që të mbahet përcaktimi kombëtar i kësaj ane.
Statusi i plotë:
Mos ta rrezikojmë komunën e Bërvenicës për 10 minuta kohë që na duhen për të votuar.
Mosdalja në votim është rrezikim i komunës tonë.
Fletët e pavlefshme janë rrezikim për komunën tonë.
Unë e di se për çështje kombëtare jemi bashkuar gjithmonë, unë ju njoh, prandaj MOS E LINI PA VOTUAR.
Bashkë me familjet Tuaja, të afërmit, farefisin, shokët e miqtë dilni dhe votoni.
Na priftë e mbara dhe Zoti na ndihmoftë të gjithëve