Rrezikohet nga bandat kriminale, princesha holandeze nën masa të rrepta sigurie

Princesha e kurorës holandeze Catharina Amalia është nën masa të rrepta sigurie, pas shqetësimeve të ngritura se ajo mund të jetë në shënjestër të kriminelëve.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se, 18-vjeçarja,  trashëgimtare e fronit holandez, filloi studimet në Universitetin e Amsterdamit muajin e kaluar dhe ishte zhvendosur në një apartament në qytet.

Por prindërit e saj, Mbretëresha Maxima dhe Mbreti Willem-Alexander thonë se shqetësimet për sigurinë e saj e kanë detyruar atë të kthehet në pallatin mbretëror Huis ten Bosch në Hagë.

Muajin e kaluar, disa media holandeze raportuan se princesha Catharina, ishte nën siguri të shtuar për shkak të frikës se bandat kriminale mund ta shënjestrojnë atë për rrëmbim ose sulm./