Rreziku nga lajmet e rreme, në fokus për Ditën e Lirisë së Shtypit

Rreziku gjithnjë e më i madh nga lajmet e rreme dhe dezinformatat është duke e dominuar debatin për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i cili mbahet në Etiopi këtë javë, shtetin që është bërë nikoqir i ngjarjes pasi që kishte liruar gazetarët e burgosur, në kuadër të reformave gjithpërfshirëse.

Marketing

Teksa bota përgatitet ta shënojë këtë ditë të premten, të punësuarit dhe ekspertët e medieve e kanë ngritur alarmin, teksa po diskutojnë mënyrat se si duhet të luftohen dezinformatat, për të cilat thonë se janë duke u shndërruar në “kërcënim për demokracinë”.

Raporti midis shtypit dhe demokracisë është tema kryesore këtë vit, me më shumë se 100 ngjarje që mbahen nëpër botë, transmeton Koha Ditore.

“Në shtetin tim, Somali, dezinformatat janë të përhapura në atë nivel, sa disa kandidatë është thënë rrejshëm se kanë vdekur apo janë tërhequr nga gara, mu në prag të zgjedhjeve, gjë që u kishte dhënë rivalëve të tyre më shumë mundësi për fitore”, ka thënë Hussein Abdi Adam i Komisionit Zgjedhor somalez.

“Secili është duke përdorur telefonin tani. Dhe, po bëhet më e zorshme lufta, pasi që shumica e të angazhuarve në këto dezinformata veprojnë nëpër pjesë të ndryshme të botës”, ka thënë ai.