Rreziku nga ndarja, shqiptarët mund të ngelin pakicë

Në rast se do të rrezikohej territorialiteti i Maqedonisë si pasojë e mos integrimit në strukturat euroatlantike, atëherë ku do ti gëzonim të drejtat ne shqiptarët? Jo ne shqiptarët e Dibrës, Gostivari dhe Tetovës, që në ç’do rast, ç’do konfigurimi tjetër territorial do të ishim pjesë e shqiptarisë, por çfarë të drejtë do të gëzonin shqiptarët nga Ohri, Prespa, Manastiri, Velesi, Prilepi, Shkupi, Kumanova,… që me ndonjë konfigurim tjetër territorial mund të ngelnin pakicë në vendet e tyre?

Marketing

NATO dhe BE janë garanca më e madhe për ne shqiptarët dhe për të drejtat tona, prandaj duhet shikuar me shumë kujdes ky proces sepse do të ishte dëm i dyfishtë për ne shqiptarë që s’kemi rrugë dhe aleanca të tjera identitare, përveç rrugës dhe identitetit europian.

Artin Spahiu

Marketing