Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër pushues në Vlorë

Katër pushues të cilët rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Vlorës dhe në Dhërmi janë shpëtuar.

Marketing

Tre persona kishin mbetur në det në plazhin e Vlorës, pasi mjeti me të cilin lundronin kishte pësuar defekt. Pas ndërhyrjes nga policia kufitare, tre pushuesit janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Në plazhin e Dhërmiut, një pushuesi i ishte rrezikuar jeta teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ai është nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.