Rreziqet e fshehura të pluhurit në shtëpi – si të përgatisni solucione natyrale pastrimi

Pluhuri në shtëpi apo në zyra përbëhet nga një përzierje e polenit, flokëve, fibrave, mineraleve dhe substancave të tjera mjedisore.

Marketing

Në varësi të madhësisë së grimcave të tij, pluhuri mund të qëndrojë në ajër për 5 ditë.

Rreziku i fshehur i pluhurit dhe sapunëve të lëngshëm
Shkencëtarët kanë zbuluar se disa pluhura përmbajnë sasi të larta të një substance të njohur triklosan.
Prania e kësaj substance mund të ndryshojë përbërjen genetike të pluhurit dhe të shpërndajë infeksione që u rezistojnë antibiotikëve.

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos, studim të cilit i referohetAgroWeb.org.
Sipas tyre, supozimi se pluhuri është një lëndë pa jetë është i gabuar.

Pluhuri përbën vendpushimin final të gjithçkaje që ka qarkulluar në ajër.
Triklosani është gjithashtu një përbërës që gjendet me shumicë në produktet antibakteriale siç janë sapunët apo solucionet e pastrimit.

Sapunët dhe solucionet e lëngshme të pastrimit përbajnë gjithashtu edhe një substancë tjetër që njihet si benzalkonium chloride.

Të dyja substancat kanë një rol kontribues në nivelin në rritje të mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve.
Për këtë arsye, rekomandohet larja e duarve me sapun të thjeshtë dhe përdorimit të solucioneve natyrale të pastrimit.
Solucionet Natyrale

Uthulla e mollës, soda e bukës dhe limoni janë shumë efikase për pastrim.

Kundër pluhurave, përzieni 10 pika me vaj esencial limoni, 2 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, 3-5 pika vaj ulliri ekstra të virgjër dhe futini në një shishe spërkatëse.
Përdorin lecka pambuku për heqjen e pluhurave.

Për pastrim të përgjithshëm, përzieni gjysëm gote me uthull të bardhë, dy lugë gjelle me sodë buke dhe 10 pika vaj esencial limoni ose pak lëng limoni.

Përziejini së bashku në një shishe spërkatëse dhe pastroni me të.
Për pastrimin e pllakave përzieni gjysëm filxhani me sodë buke, pak sapun të lëngshëm, 5-10 pika vaj esencial lavande.
Përziejini së bashku dhe pastrojini pllakat me sfungjer.