Rrëzohen kandidaturat e dy komisonerëve, njëra nuk kaloi “veting-un”

Ligjvënësit europiane rrëzuan dy kandidatura kyçe të ekipit të Ursula Von Leyen, kryetarja e re e komisionit evropian.Eurodeputetët kanë refuzuar hungarezin László Trócsányi, të konsideruar një aleat të kryeministrit problematik hungarez Viktor Orban, i cili ishte propozuar si komisioner i fqinjësisë dhe zgjerimit.

Marketing

“Kartonit të tyre të kuq” nuk i shpëtoi as rumunia Rovana Plumb, e cila sipas Politico-s, rezulton të mos ketë deklaruar dy kredi me vlerë prej gati 1 milionë eurosh.

Përpara deputetëve që shqyrtuan emërimin e saj, zyrtarja rumune u justifkua duke thënë se nuk besonte që rregullat ia diktonin një gjë të tillë.

Ligjvënësit në Komisionin e Çështjeve Ligjore të PE-së, organizmi që ka për detyrë të verifikojë deklaratat e Plumbit dhe kandidatëve të tjerë lidhur me interesat financiare, ngritën dyshimet se këto transaksione financiare mund të paraqesnin një konflikt të mundshëm interesi.

Zëdhënësja e komisionit Mina Andreeva sqaroi më pas, se për momentin, procedura është pezulluar. Si Plumb , ashtu edhe Trócsányi prisnin të përballeshin me seancat dëgjimore të konfirmimit nga komitetet e specializuara javën e ardhshme.

Sipas Andreeva –s, vendimi i vendimet e Komitetit për çështjet Ligjore nuk nënkupton patjetër se “tani duhet të propozohet një kandidat i ri automatikisht”.

Hapat e ardhshëm, nga sa theksoi ajo do të varen nga mënyra se si Parlamenti do të zgjedhë të procedojë në koordinim me Von der Leyen. Megjithatë, një zyrtar i Parlamentit e bëri të qartë se shumë shpejt, legjislativi do ta bëjë të qartë me shkrim se të dy këta kandidatë, janë të papranueshëm.

Marketing