Rrëzohet aeroplani në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, 3 viktima

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident ajëror mëngjesin e së shtunës në zonën Ponts-de-Martel të Zvicrës, afër kufirit francez, tha policia zvicerane.

Marketing

Avioni i tyre u rrëzua rreth orës 10:20 të mëngjesit me orën lokale (0820 GMT) në një pyll pranë fshatit La Combe Dernier në kantonin Neuchâtel.

Piloti dhe dy pasagjerët vdiqën në vendin e aksidentit. Operacionet e shpëtimit rezultuan të vështira sepse përplasja ndodhi në terren veçanërisht të pjerrët, tha policia.

Shkaku i aksidentit nuk dihet, por kanë nisur hetimet, shtuan ata