Rrëzohet avioni në Turqi, raportohet për viktima

Një avion stërvitor është rrëzuar pranë aeroportit Yunuseli në Bursa, një provincë veriperëndimore turke.

Marketing

Raportohet se kanë humbur jetën pilotët Furkan Okten dhe Murat Avsar.

Avioni u përfshi nga flakët, duke rënë mes shtëpive në Sarıgul të rrethit Osmangazi të Bursës.

Në vendngjarje janë 20 makina të zjarrfikësve dhe ambulanca.

Dyshohet se shkak janë bërë “arsyet teknike”, pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin.

Marketing