Rrëzohet avioni në veri të Greqisë, ende nuk dihet fati i ekuipazhit (VIDEO)

Një avion dyshohet se ka rënë para pak minutash në zonën ” Filipus” në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.

Marketing

Avioni është Cargo dhe ishte nisur nga Serbia për Jordani me municione. Avioni është i llojit antonov me 4 motorë. Piloti raportoi zjarr dhe kërkoi të ulej në aeroportin e Kavallës por nuk mundi ta ulë.

Ende nuk dihen detaje,por dyshohet se avioni është përplasur me kabllo elektrike dhe u rrëzua. Ai shpertheu në një distancë 1-5 km nga aeroporti i Kavallës.

Rënia e avionit ka krijuar probleme me elektrifikimi e zonës në afërsi të vend-ngjarjes.

Ende nuk dihet fati i ekuipazhit, ndërsa në zonë po shkojnë emergjencat.

Marketing