Çfarë shkruhet në deklaratat e noterizuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së

Disa prej tyre, me komente shtesë përmes rrjeteve sociale, sigurojnë qytetarët se nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese, as me çmimin e jetës, siç thonë ata, përcjell FLAKA.

Marketing

Amendamentet me të cilat bullgarët duhet të hyjnë në Kushtetutë nuk do të kalojnë në Kuvend, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se garanci për këtë janë deklaratat e bëra dhe noterizuara nga deputetët e partisë së tij.

“Njerëzit mund të jenë të qetë. Ky nuk është viti 2019”, ka thënë Mickoski.

Një numër i madh deputetësh kanë publikuar deklarata të noterizuara në rrjetet sociale duke thënë se nuk do të votojnë asnjëherë ndryshimet kushtetuese.

Të gjithë kanë të njëjtën përmbajtje, përveç emrit dhe mbiemrit të deputetit dhe thonë se nuk do të votojë për përfshirjen e popullit bullgar në preambulë apo në asnjë dispozitë të Kushtetutës.

Në deklaratën noteriale thuhet në tërësi:

“Unë (emri dhe mbiemri) deputet në Kuvendin e Maqedonisë, me mandat të marrë nga qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, nën përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale deklaroj se:

Unë nuk do të votoj për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/1991) me qëllim të përfshirjes së popullit bullgar në preambulë apo në ndonjë nga dispozitat e saj, as nuk do të mbështes asnjë iniciativë, propozim ose konkluzion me të cilin Republika e Maqedonisë do të vinte në pozitë të nënshtrimit ose të varësisë ndaj shtetit tjetër.

Kjo deklaratë e imja është bërë me ndërgjegje të pastër dhe është e parevokueshme”.

Disa prej tyre, me komente shtesë përmes rrjeteve sociale, sigurojnë qytetarët se nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese dhe, siç thonë ata, edhe me çmimin e jetës.

“Asgjë nuk ka mbaruar, së bashku do të fitojmë, të gjithë deputetët angazhohen me deklarata të noterizuara se nuk do të mbështesim ndryshimet kushtetuese”, ka shkruar deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, në postimin me fotografinë e deklaratës së noterit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmisajlovskivlado%2Fposts%2F588508172648928&show_text=true&width=500

“Unë Gjorgjija Sajkoski ju jap garanci të forta juve qytetarëve që më dhanë mandatin se nuk do të votoj për marrëveshje të dëmshme dhe ndryshime të Kushtetutës”, thotë deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSajkoski.Gjorgjija%2Fposts%2F460610846072378&show_text=true&width=500

“Unë kurrë nuk do të jap një votë që do të thotë gjenocid për popullin tim maqedonas! Fjala dhe firma ime vlejnë sa jeta ime. Vdekje a liri për Maqedoninë”, thotë deputetja Dafina Stojanoska.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FStojanoskaDafina%2Fposts%2F442217214446091&show_text=true&width=500

“Edhe me çmimin e jetës sime nuk do ta tradhtoj popullin tim dhe nuk do të votoj për tradhtinë e Nënës Maqedoni! Qoftë i përjetshëm! Ne do te fitojme”, deklaroi deputeti Jovan Jauleski.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjovanjauleski%2Fposts%2F447173277419076&show_text=true&width=500

Këtë hap të opozitës e ka komentuar edhe kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve sot.

VMRO-DPMNE, sipas tij, nuk është reformuar por është e njëjta parti si kur e udhëhiqte Nikolla Gruevski.

“Në atë kohë deputetët e tyre nënshkruan kambialë, ndërsa tani nënshkruhen deklarata noteriale”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se deputetët janë të pavarur në vendimmarrje në Kuvend dhe nuk përfaqësojnë partinë politike apo kryetarin atje, por qytetarët. Fakti që VMRO-DPMNE, tha Kovaçevski, vendosi të izolohet, nuk duhet ta izolojë tërë vendin.

“VMRO-DPMNE duhet të shpjegojë se çfarë është kundër përfshirjes në Kushtetutë të qytetarëve të RMV-së që janë definuar qartë si malazezë, kroatë, bullgarë… Të gjithë janë pasuri e vendit tonë, ne jemi shtet civil. Ne kemi vende në mjedisin e afërt që kanë ndërtuar shoqëri dhe shtete më të forta përmes përfshirjes së qytetarëve me vetëvendosje të ndryshme. Merrni si shembull Kroacinë. Ajo ka 27 pjesë të kombeve që janë pjesë e Kushtetutës së tyre, ata e mbështetën dhe u bënë anëtare të BE-së dhe janë një shtet që po përparon me të gjitha parametrat. Nëse dikush ka vendosur të izolohet, të izolojë partinë e tij, të izolojë deputetët e tij me deklarata të noterizuara, nuk mund t’ia bëjë këtë të gjithë qytetarëve të shtetit dhe të gjithë shtetit dhe ta izolojë atë. Është e papranueshme, është retrograde dhe duhet kapërcyer”, mendon kryeministri.