Rrëzohet avioni që po shuante zjarrin në Greqi, vdesin dy pilotë

Dy pilotë kanë ndërruar jetë sot në Greqi.

Marketing

Rasti ka ndodhur në ishullin Evia, teksa avioni i tyre po tentonte të ndalte zjarrin e përhapur në këtë zonë.

Vdekjen e pilotëve e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Greqisë.

Viktimat janë një pilot 34 vjeçar dhe bashkë-piloti i tij 27 vjeç.

Zona të ndryshme të Greqisë janë përfshirë nga zjarri tash e disa ditë, për shkak të temperaturave mbi 40 gradë.

Shumë banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre në Rodos dhe Korfuz pas përhapjes së zjarrit.