Rrëzohet helikopteri në Nepal, ministri në mesin e 7 viktimave

Ministri i Turizmit në Nepal, Rabindra Adhikari, është konfirmuar si një prej 7 të vdekurve nga rrëzimi i një helikopteri këtë të mërkurë.

Marketing

Helikopteri po udhëtonte nga distrikti lindor i Taplejung për në Terathum kur u rrëzua në një pyll pasdreken e së mërkurës. Media lokale raportoi se Rabindra Adhikari po inspektonte ndërtimin e një aeroporti në Taplejung.

Zëdhënësi i policisë Uttam Raj Subedi tha se helikopteri shpërtheu në flakë pas rrëzimit. Rezidentët lokalë informuan policinë për flakët e mëdha në vendin e rrëzimit të helikopterit pak momente pasi mjeti fluturues u raportua i zhdukur.

Aksidente të tilla ajrore nuk janë të radha në Nepal. Kompanive ajrore me bazë në Nepal u ndalohet fluturimi në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian si pasojë e mosplotësimit të kritereve të sigurisë. /tvklan