“Rri more rri, mos u frikëso”, Kurti lë seancën, Ganimete Musliu e quan frikacak

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka thënë kryeministrit Albin Kurtit të mos ik nga përgjegjësia e tij.

Marketing

Kjo kërkesë e saj vjen derisa ajo ishte duke e mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe në ato qaste Kurti u largua nga ulësja e tij dhe doli nga salla.

“Rri more rri, mos u frikëso, hajde ulu këtu, mos ik prej përgjegjësisë, frikacak”, ka thënë Musliu.

Pas kësaj thirrjeje të deputetes, reagoi kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili i tha: “Gane, mos ma kërcëno kryeministrin!”.

Pas këtij, zhvillimi Musliu e vazhdoi fjalën e saj të cilën e kishte nisur, ku tha se Kurti ishte kryeministër i superpremtimeve dhe tani është i superarsyetimeve.

“Si rezultat ky kombinim na e qet në pah vetëm një të vërtetë, kjo e vërtetë është Albin Kurti i superfajësimeve. Albin Kurti dhe trupa e tij tragji-komike një vit qeverisje i quan dëm me shkarkime të jashtëligjshme, shantazh dhe propagandë. Sot kur po përballemi me krizën serioze të energjisë, ky regjisor na del me deklarata superofenduese. Ky njeri po sillet se kriza na paska ardhur brenda natës, në anën tjetër fajëson 20 vjetët para tij. Ai luan rolin e mësuesit si duhet të sillen qytetarët karshi krizës energjetike”, ka thënë Musliu.

Marketing