Rrihet një djalosh në një autobus lokal në Shkup

Ka ndodhur një incident në transportin publik qytetar në Shkup, është rrahur një djalosh 20 vjeçar.

Marketing

Ashtu si informuan nga MPB-ja, dje në ora 23.30 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin e rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Cvetan Dimov”, në autobusin e NPQ nr.57, dy persona të panjohur fizikisht e kanë sulmuar B.D.(20) nga Shkupi.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing