







Sabiani është një tjetër banor interesant në BBV.
Beatrix duket se nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e tij, i cili tha se disa prej banorëve rrinë kot dhe vetëm puthen.
Këngëtarja e cila po qëndronte pranë Donaldit, iu kthye duke i thënë se i dogji kjo fjali pasi ajo vetë këtë gjë po bën.
Nga ana tjëtër, aktori i humorit preferoi të mos fliste dhe ndaloi edhe Beatrixën duke ia mbyllur gojën.
Por pavarësisht kësaj, Beatrix nuk e la me aq dhe kur banorët u mblodhën në dhomën e ndjenjes, këngëtarja ironizoi Sabianin.
“Ç’të bëj tjetër unë, ose do puthem, ose do lëshoj qime në tokë”, tha Beatrix teksa Iliri po pastronte dyshemenë.