“Rrini urtë, ose dilni jashtë!” Ngrihet zëri në KZAZ e Delvinës

Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.

Diskutimi me tone të larta ka pasur edhe mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.

Shkak ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona.

Marketing

Sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti, disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false.

Në video, ai dëgjohet t’u bërtasë vëzhguesve dhe t’u kërkojë të dalin jashtë.

Marketing