Rriten çmimet e biletave të transportit ndër-urban

Rritet dukshëm çmimi i biletave të autobusëve për transport ndër urban. Kompanitë arsyetohen se rritja e çmimit të biletave ka ardhur si pasojë shtrenjtimit të derivateve të naftës. Por ata që më shumë e ndjejnë këtë ndryshim, janë qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë mjet transporti. Madje disa nga ta thonë se me rritjen e çmimit të biletave, më llogari kanë që të udhëtojnë me makinë se sa me autobus.

Marketing

Nëse zvogëlohen çmimet normal që më shumë njerëz do e shfrytëzojnë transportin publik. Ashtu është! Ulja e çmimeve do i shtyje qytetarët që të udhëtojnë me autobusë. Është rritur çmimi edhe për në Tetovë, ka qenë 120 denarë ndërsa tani është 130 denarë. Kjo nuk është në rregull por mesa duket edhe këta kanë harxhime.

Për pensionistët është shtrenjtë a për të tjerët ndoshta edhe nuk është.

Kjo veç më është e shtrenjtë që të udhëtosh çdo ditë. Edhe kohë humbë por edhe para. Ne aq i kemi pagat, 24 ditë punë në muajt, vetëm në transport të shkon gati gjysma e pagës.

Nëse udhëtoni deri në Veles për çdo ditë, duhet të paguash nga 300 denarë nëse vjen në punë çdo ditë, e kjo bënë gati 7-8 mijë denarë në muajt. Nëse merr pagë prej 200 eurosh mendoj se është tmerrësisht keq. – u shprehën qytetarët

Organizatat ekologjike nga ana tjetër thonë se me afrimin e sezonit të ndotjes, popullata duhet të joshet që të shfrytëzojnë mjetet e transportit publik, e jo të ndodh e kundërta siç po ndodh tani.

Gjatë periudhës së dimrit kur ndotja rritet edhe si shkak i amvisërive që ngrohen me dru ose lëndë tjera djegëse, Qeveria duhet të sigurohet që mos rritet kostoja e transportit publik (atje ku ekziston) qoftë brenda qyteteve, qoftë atij ndër-urban sepse kjo nuk i inkurajon qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik. Pjesa dërmuese e veturave në Maqedoni janë të vjetra dhe nuk i plotësojnë standardet e kërkuara, prandaj qeveria duhet që të bëjë shumë kujdes me rritjen e çmimeve të biletave në transportin publik, dhe nëse një gjë e tillë është e domosdoshme si shkak i llogarive financiare të kompanive që bëjnë transportin publik atëherë qeveria duhet të mendojë në subvencionimin e transportit publik për të mbajtur koston, ose për ta ulur edhe më tej atë. – theksuan nga Eko Guerila – Organizatë Ekologjike

Qeveria nuk ka plane konkrete për masa kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve të biletave të autobusëve por bëjnë me dije se trupi ndër sektorial është në përpilim e sipër të disa masave kundër ndotjes, ku shpresojnë se do të përfshihet edhe udhëtimi me autobusë.

Janë paraparë disa masa për subvencionim sidomos këtu bëjnë pjesë subvencionet që i japim për furrat me pelet. Ka një numër të madh të masave të cilat do t’i mësojmë së shpejti dhe ashtu siç ju paralajmërova, për momentin nuk i kemi definuar ende në versionin final. Megjithatë, deri në fund të kësaj jave do t’i shqyrtojmë dhe do i publikojmë të njëjtat. – tha Mile Boshnjakovski – Zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë

Për të udhëtuar me autobus nga Gostivari në Shkup dhe anasjelltas, një pasagjer duhet të paguaj së paku 500 denarë. Që do të thotë se një person nga qytetet më të vogla që punon në kryeqytet, do të duhet të parashikoj 50% të rrogës mesatare vetëm për shkuar në punë./alsat-m/