Rriten çmimet e naftës, shifra rekorde që nga themelimi i Maqedonisë së Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë kanë njoftuar se nga sonte do të rritet çmimi i lëndëve djegëse.

Marketing

Benzina tani do të kushtojë për 0,5 denarë më shtrenjtë, derisa nafta do të shtrenjtohet për 1 denarë, shkruan Alsat M. Në përputhje me metodologjinë e KRE-së, sonte nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten përafërsisht për 1.12%.

Me çka EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 0,5 denarë, dhe një litër do të kushtojë 72.00 denarë.
Derisa çmimi I EUROSUPER-98 dhe EURODIZEL do të rritet për 1 denar, që do të thotë se një liter EUROSUPER-98 nga mesnata do të kushtojë 74.00 denarë, derisa EURODIZELI do të kushtojë 63.50 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesanta dhe do të vlejnë dy javë.