Rriten çmimet e produkteve vendore

Shumë produkte në markete ditët e fundit janë shtrenjtuar ndjeshëm. Qytetarët vërejtën çmime më të larta në shitjen me pakicë, kryesisht të produkteve vendore, në disa raste edhe për dhjetë denarë më shumë. Përveç produktet ushqimore, edhe mjetet e dezinfektimit dhe të higjienës personale janë shtrenjtuar. Shumica e qytetarëve që anketuam thonë se në dy muajt e fundit gjithçka është shtrenjtuar, por këtë javë kryesisht produktet vendore. Kjo përkon me shpërndarjen e kartelave pagesore nga Qeveria për blerjen e produkteve vendore.

Marketing

“Produktet janë shtrenjtuar në mënyrë drastike, jam befasuar. Kaçkavalli nuk ka qenë kurrë kaq i shtrenjtë sa tani. Kam blerë më herët vazhdimisht, tani nuk mund ta përballoj atë. “

“Siç e shoh, çmimet janë të njëjta për një kohë të gjatë, madje ka edhe aksione në disa markete. Unë mendoj se çmimet janë të mira.”

“Ata thonë se kanë rritur pensionet me 1.800 denarë dhe nuk thonë se sa janë rritur çmimet dhe sa ka rënë standardi”.

Ndërkohë, bankat po shpërndajnë kartelat pagesore të qeverisë për të ndihmuar më të varfrit, për shkak të krizës nga korona, në të cilat ka 3,000 ose 9,000 denarë, si dhe bonuse për stafin mjekësor.

“Informacionet nga Ministria e Financave janë se deri më tani janë shpërndarë 55 mijë kartela. Sipas njoftimeve, pritjet janë që deri në fund të javës, 100 mijë qytetarë të marrin kartela pagesore, me të cilat do të mund të blejnë produkte vendore”.

Përveç faktit se shtrenjtimi i çmimeve vjen në kohën e shpërndarjes së kartelave pagesore, kjo gjithashtu ndodh pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Derisa ishte në fuqi kjo gjendje, qeveria ngriu disa nga çmimet e produkteve themelore ushqimore.