Rriten rastet e reja me koronavirus në Itali

Italia vijon të tregojë rritje të rasteve të reja me koronavirus nga dita në ditë.

Marketing

Në 24 orët e fundit mësohet se nga 119 mijë tamponë, 2844 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, një shifër kjo që nuk regjistrohej prej 24 prillit.

Viktima janë 27, ndërkohë që në total, nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 35 968 persona. Rajonet më të goditura janë Kampania, Lombardia dhe Piemonte.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në terapitë intensive ndodhen 297 persona, ndërsa në repartet e tjera dhe 3205 të tjerë./