Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori është 17,177.
Po ashtu, më shumë se 46,000 të tjerë të plagosur, raporton Al Jazeera.
Sipas një deklarate të ministrisë, në 24 orët e fundit, 350 palestinezë janë vrarë.
Luftimet vijojnë, teksa forcat izraelite kanë goditur xhaminë al-Awda në kampin e refugjatëve Jabalia, afër objekteve që strehojnë civilët në Gazën veriore.