Rritet çmimi i biletës së Kopshtit Zoologjik

Bileta hyrëse për në kopshtin zoologjik do të shtrenjtohet për 30 denarë, në vend të 50 tani do të paguani 80 denarë për person, përveç fëmijëve deri në moshën 3 vjet të cilët mund të hyjnë falas. Ky vendim u miratua në seancën e Këshillit të qytetit të Shkupit që u shoqërua me debat kritik nga këshilltarët opozitar. Drejtori i Kopshtit Zoologjik e arsyetoi rritjen e çmimit të biletave me shpenzimet e larta për mirëmbajtjen e Kopshtit.

Marketing

“Çmimi rritet për shkak se kanë arritur elefantët, në qershor do të vijnë shimpanzetë, kemi gjetur vendbanime të pa përfunduara për elefantët. Elefantët po hanë shumë, çfarë t’ju them tjetër, shimpanzetë gjithashtu hanë shumë”, deklaroi Gjorgi Galetanovski, drejtor i Kopshtit Zoologjik.

Marketing