Rritet çmimi i naftës, bie i benzinës

Me vendim të Komisionit Rregullativ për Energji, nga mesnata çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den dhe do të shitet me çmim prej 82,50 den/litër.

Marketing

Benzina EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 1,00 den dhe do të kushtojë 84,50 den/litër.

Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) do të rriten për 0,50 den/litër, dhe kështu çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) do të arrijë në 73,50 den/litër Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) është 73,00 den/litër.