Sulltana Amet është 43 vjeçare nga Shkupi, tashmë nënë dhe gjyshe e disa nipër e mbesave. Por, dashurinë dhe kujdesin ka vendosur t’ia ofrojë edhe kësaj voglusheje, e braktisur nga prindërit dhe e lënë në jetimore për arsye të panjohura.
Dhembshuria ndaj fëmijëve e shtyri atë për këtë vendim duke kërkuar nga Qendra për punë sociale ti jepet mundësia dhe e drejta të bëhet nënë dhe familje kujdestare. Por, përshtatja e vogëlushes me ambientin dhe familjen e re nuk ishte aspak e lehtë në fillim.
Ajo kur më erdhi në shtëpi nuk fliste, nuk ecte, nuk dinte të mbante asgjë në dorë, një muaj kemi qarë bashkë me të, të gjithë. Vetëm supë dhe qull dëshironte të hante, Zoti është dëshmitar. Ne ishim shumë të vendosur, unë, vajza ime, bashkëshorti im, madje edhe mbesa ime që ka vetëm 8 vjet, ishim të vendosur të flasim me të, të konsumonte edhe ushqime tjera, jo vetëm supë dhe qull. Tash ajo ec, flet, tashmë është lazdrake, kështu e thëras unë’. – tha Sulltana Amet, nënë kujdestare.
Interesimi I familjeve kujdestare është rritur dukshëm muajt e fundit, posaçërisht pas realizimit të fushatës “ Çdo fëmije I duhet familje” nga Ministria e punës dhe politikës sociale dhe UNICEF-i. Drejtoresha e Qendrës për punë sociale, Natasha Stanoeviç tregon se për momentin ka mbi 300 familje kujdestare të cilat kanë dëshmuar kujdesin ndaj fëmijëve.
Kjo fushatë kishte për qëllim që të rritet ndërgjegja e qytetarëve, të bëhën kujdestarë, secilit fëmijë ti ofrojnë shtëpi të ngrohtë për shkak se rritja në insitucion dhe rritja e një fëmije në kushte famijare, siç po e shihni, nuk është e njejtë. Dashurinë dhe kujdesin që u’a japin familjet kujdestare është e ndryshme nga një jetë në grupe ku ka 20-30 fëmijë dhe ku të gjithëve nuk mund t’ju kushtohet kujdes I njejtë”. –theksoi Natasha Stanoeviç, drejtore e Qendrës për punë sociale.
Familjet kujdestare kanë të drejtë ligjore që fëmijët ti mbajnë deri në moshën e tyre 18 vjeçare ose deri në momentin që fëmija nuk birsohet nga ndonjë familje tjetër. Zonja Sulltana thotë se është e gatshme të kujdeset edhe për dy fëmijë të tjerë.
Është shumë vështirë që këta fëmijë të mbëten në rrugë, nëse kanë mudësi të paktën ti marin nga një ose dy, të kujdesen për ta. Të kenë shtëpinë e tyre, ngrohtësi dhe më e rëndësishme të kenë dashuri, ata nuk kanë dashuri, nuk kanë as nënë e as baba, të paktën dashuri të kenë nga ajo familje”. – u shpreh Sulltana Amet, nënë kujdestare.
Kandidatët e interesuar për kujdestar vlerësohen në bazë të kritereve të definuara me anë të rregullativës ligjore, respektivisht ata duhet të jenë nga mosha 18 deri në 65 vjet, të kenë të mbaruar të paktën arsimin fillor, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të kenë kushte mesatare ekonomike dhe të banimit.