Ballina Aktuale Rritet “LEVICA” në Tetovë, afrohet koalicioni me BESËN e Bilall Kasamit?

Rritet “LEVICA” në Tetovë, afrohet koalicioni me BESËN e Bilall Kasamit?

Aktet e shumta nacionaliste të partisë së majtë pro ruse Levica kanë rezultuar me një rritje të këtij subjekti antishqiptarë në nivel të përgjithshëm republikan shkruan Tetovasot.

Marketing

Në vijë të kësaj e papërjashtuar është edhe Tetova ku ajo ka shtrirë terrenin dhe ku pas dhjetë ditësh mbahen zgjedhjet për Këshillin Komunal në të cilën Levica poashtu është e fokusuar në këtë garë në zemër të shqiptarëve.

Levica e Apasievit ka hapur zyra në Tetovë në momentin kur BESA shtriu dorën për të rrëzuar qeverinë evropiane me 61-shin e famshëm.
Sot pas disa muajve që nuk arritën të rrëzojnë qeverinë evropiane Levica e Apasievit ka nxjerr këshilltar për të bashkëpunuar në të ardhmen me Bilall Kasamin pas 20 Gushtit.

Siç flasin informacionet e fundit, LEVICA e Apasievit ka rritje në Tetovë shkaku se një koalicion mund të jetë i mundshëm bashkë me VMRO dhe një “61” të bëhet “16” LEVICA BESA dhe VMRO dhe ky koalicion do të jetë shumë i dëmshëm për Tetovën dhe vendin kur dihen orientimet antiperëndimore të shprehura haptazi nga partia e Apasievit dhe qëndrimet antishqiptare të tyre.

Në këtë rast Tetova mund të izolohet, Tetova mund të ndëshkohet nëse më 21 Gusht do të ndodhte koalicioni VMRO BESA dhe LEVICA.Tetovasot

Exit mobile version