Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 89 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministria bën thirrje për vetizolim dhe shmangien e kontakteve në mënyrë parandalimin e koronavirusit.
“Tre raste kanë lënë aktualisht spitalin, por është rritur numri i rasteve në spital. Pas daljes nga spitali, tre pacientët duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë. 804 raste të dyshuara dhe prej tyre 89 raste me covid. 58 janë meshkuj dhe 42 janë femra, ndërkohë që mosha mesatare e rasteve është 45 vjeç”, sqaroi Ministria.