Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë

Përkundër që shumë qytetarë të Kosovës po ikin drejt vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë, ka edhe shumë shtetas të huaj që vendin tonë e shohin si një destinacion për të kërkuar azil.
Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, viti 2019 shënon numrin më të madh të kërkesave për azil, ku nga janari e deri në mesin e dhjetorit azil kanë kërkuar rreth 2 mijë persona.Këta persona kryesisht vijnë nga vendet e konflikteve dhe luftës, derisa Kosovën e shohin si një mundësi më të lehtë për të depërtuar drejt vendeve perëndimore.Rrugën drejt Kosovës nga Siria e mori edhe 30-vjeçari, Isam Nori i cili aktualisht ka 7 muaj që së bashku me vëllain e tij po qëndrojnë në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit.Në një rrëfim për KosovaPress, ai tregon se synim ka që të qëndrojë në Kosovë dhe këtu ta ndërtojë jetën e tij duke gjetur edhe punë.Duke u shprehur i kënaqur me kushtet që i ofron Qendra për Azil, Nori thotë se nëse do të dëshironte të largohej nga Kosova, ai tashmë një gjë të tillë do ta bënte shumë kohë më parë.“Nga Shqipëria deri këtu nëpër male … Me vëllain tim….Deri më tani jam i kënaqur…Pse jo, është një shtet i mirë dhe shpresoj të qëndroj këtu dhe të filloj një jetë të re. Nëse do ta bëja këtë, do ta bëja para 5 muajsh, atëherë pse jam deri tani këtu, nëse do ta shfrytëzoja si transit do të shkoja deri më tani, pse jam ende këtu”, tha ai për KosovaPress.Ngjashëm me Isam Nori nga Siria, ka edhe shumë azilkërkues të tjerë që qëndrojnë në Qendrën për Azil në Magurë, ku sipas drejtorit të kësaj qendre, Fitim Zariqi aktualisht aty janë të akomoduar 106 persona nga Siria, Iraku, Algjeria, Maroku dhe Pakistani.Rrugët të cilat shfrytëzohen për të ardhur nga vendi i origjinës në Kosovë kryesisht janë Turqia, Greqia dhe Shqipëria.Sipas udhëheqësit të Qendrës për Azil në Magurë e veçantë këtë vit ka qenë se azil në Kosovë kanë kërkuar edhe shumë familje që kanë edhe fëmijë, për të cilët tha se janë përkujdesur edhe për shkollim.“Për momentin sepse këtu lëvizë numri i aplikuesve për mbrojtjen ndërkombëtare janë diku rreth 106 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare, përveç këtij objekti ne e kemi edhe qendrën në Vranidoll që i akomodojmë aplikuesit në rast se këtu mbushet kapaciteti i qendrës për azil… 05’20 Sivjet kemi bukur shumë familje që kanë edhe fëmijë të vegjël, ne e kemi për obligim që edhe ata t’i regjistrojmë në shkollë fillore dhe ne përmes sociologut tonë i regjistrojmë në shkollën më të afërt në Magurë, pra kemi disa që janë duke ndjekur mësimin…Shifrat lëvizin, por tre ose katër fëmijë i kemi pasur”, tha Zariqi për KosovaPress.Kjo qendër krahas akomodimit e tri shujtave ditore të ushqimit, për shtetasit e huaj ofron edhe këshilla juridike dhe psiko-sociale, si dhe asistencë sociale.Sipas Zariqit kostoja për një azilkërkues në ditë arrin shifrën 19 euro.“Qendra për Azil përveç akomodimit ofron edhe shërbime tjera, pra përmes partnerëve dhe përmes buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme kemi shërbime juridike, psiko-sociale, kurse të gjuhës shqipe dhe kurse të kompjuterëve, kuptohet ofrohet ushqim tri herë në ditë, veshmbathje, pako higjienike, asistencë sociale për arsye se përmes Qendrën për Punë Sociale dhe shërbime tjera të nevojshme për personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare… Sipas një vlerësimi që kemi bërë së fundmi, kostoja është rreth 19 euro në ditë“, tha ai.Si sfidë për këtë institucion Zariqi përmend mënyrën e komunikimit pasi që azilkërkuesit vijnë kryesisht nga kultura të ndryshme dhe të largëta nga Kosova dhe gjuha e tyre nuk është e njohur për kosovarët, por që përkundër kësaj ai thotë se ia kanë dalë ta zgjidhin këtë problem.Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi për KosovaPress ka deklaruar se në vitin 2019 Kosova ka shënuar numrin më të madh të personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, ku deri tani kanë aplikuar për azil rreth 2 mijë persona.Prej tyre mbi 80 për qind janë meshkuj, ndërsa mosha e tyre është rreth 30-vjeç.Krasniqi thotë se duke e parë që numri i azilkërkuesve në Kosovë po shënon rritje, janë marr masat për rritjen e kapaciteteve për akomodimin e shtetasve të huaj. Gjatë këtij viti në Vranidoll të Prishtinës janë ndërtuar edhe dy objekte shtesë të azilit me 200 shtretër në dispozicion.“Viti 2019 shënon vitin me numrin me të madh për kërkesave për azil nga shtetet e Lindjes ku nga janari deri më tani kemi rreth 2 mijë kërkesa për azil, domethënë 2 mijë persona të huaj kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë. Shumica nga aplikuesit janë nga Siria, Iraku është Algjeria, Maroku dhe Palestina. Këto janë shtetet dominuese sa i përket kërkesave për azil në vendin tonë. Nëse i referohemi aspektit gjinor, mbi 80 për qind e atyre që kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë meshkuj, mbi 80 për qind kanë qenë të moshës rreth 30-vjeçare, mbi 97 për qind kanë qenë të besimit islam, ndërsa mbi 95 për qind kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, mirëpo që pasi janë ndeshur me Policinë e Kosovës, ata e kanë paraqitur kërkesën për azil”, tha ai.

Marketing

Shefi i Departamentit për Azil, Shtetësi dhe Migracion tha se Kosova nga azilkërkuesit kryesisht po shfrytëzohet si vend transit, pasi që destinacion kanë vendet perëndimore. Madje mesatarja e kohës që shtetasit e huaj qëndrojnë në Kosovë është 12 ditë.“Mund të themi se edhe Kosova po shfrytëzohet si vend transit nga migrantët e huaj nuk është qëllim i destinacionit, kjo vërtetohet edhe me faktin se azilkërkuesit pasi që po e paraqesin kërkesën e tyre për azil nuk po qëndrojnë gjatë në vendin tonë. Nëse e bëjmë një mesatare të qëndrimit të tyre këtë vit, qëndrimi i tyre mesatar ka qenë 12 ditë”, tha Krasniqi.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2015 azil kanë kërkuar 70 persona, shifër kjo e cila në vitin 2016 shënoi rritje në 306. Në vitin 2017 pati rënie të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare në 147 kërkesa, ndërsa në vitin 2018 rreth 600 persona u regjistruan si azilkërkues në Kosovë.

Marketing