Rritet numri i emigrantëve në Maqedoni

Kriza e emigrantëve tani nuk ka intensitet të rritur, por në krahasim me vitin 2017 ka rritje të tentimeve për hyrje ilegale në Republikën e Maqedonisë, deklaroi sot pasdite, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Marketing

“Karakteristike është se në dy muajt e fundit tentime për hyrje ilegale nuk ka vetëm nga Greqia drejtë Maqedonisë, por edhe nga Serbia drejtë Maqedonisë. Kjo ka të bëjë me atë se Republika e Serbisë ka regjim pa viza edhe me Iranin, dhe shtetas të tyre vijnë deri në Serbi dhe provojnë të hynë në territorin e Maqedonisë që të shkojnë në Greqi”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën u kumtua se MPB-ja kishte shkatërruar një grup kriminal që kontrabandonte emigrantë.

Ministri i Punëve të Brendshme Spasovski tha se falë bashkëpunimit bilateral me policitë e rajonit, nëpunësit e huaj policor të cilët së bashku me policët e Maqedonisë gjenden në kufi, një pjesë e madhe e këtyre tentimeve janë penguar.

“Diku rreth 500 deri 600 brenda një jave zbulojmë, të cilët tentojnë të kalojnë edhe pse ekzistojnë edhe grupe kontrabandistësh. Para një jave zbuluam dy grupe kontrabandistësh, të cilët tashmë janë dorëzuar para drejtësisë”, tha Spasovski.

Marketing