Rritet numri i të prekurve me sëmundje malinje në gjak

Shënon rritje numri i personave të prekur nga sëmundjet malinje në gjak. Gjatë vitit të shkuar në Klinikën për Hematologji janë regjistruar 495 raste të reja, ndërsa për këtë vit autoritetet presin rritje të rasteve të reja nga 10-15%. Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë thotë se më të shpeshta janë rastet me leukemi akute ndërkaq grup moshat më të rrezikuara janë adoleshentët dhe fëmijët.

Marketing

Derisa në vitin 2014 kishim 50 raste me leukemi akute, gjatë vitit të kaluar ky numër është rritur në 90 raste. Këtë viti, apo deri më 30 korrik të këtij viti veç më kemi të regjistruar 50 raste të reja. Ne po përgatitemi për trendin global të rritjes së këtyre sëmundjeve malinje”.- tha Irina Panovska Stavridis, Drejtore e Klinikës së Hematologjisë – Shkup

Ministri i Shëndetësisë tha se deri në kalimin e ndryshimeve të Ligjit për sigurim shëndetësor, po zbatohen alternativa të tjera për sigurimin e terapive më të nevojshme.

Pos rritjes së buxhetit, ne bëmë edhe furnizimin grupor të terapive biologjike, i bashkuam gjithë buxhetet e institucioneve shëndetësore të cilat shfrytëzonin këtë terapi të shtrenjtë biologjike me të cilën shërohen pacientët me sëmundje malinje”. – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Pacientët nga ana tjetër kërkojnë që shteti të furnizohet me terapitë më bashkëkohore me qëllim që trajtimi i tyre të jetë më i suksesshëm.

Trajçe Pendarovski, Pacient “ Ndryshon jeta, nuk mundesh t’i bësh ata punë që i ke bërë më parë. Nuk ke fuqi si më parë, unë jam hiperaktiv dhe nuk mund të funksionoj si i tillë.. Duhet të kesh kujdes nga shumë infeksione, sepse trupi vetëm se është i sulmuar dhe nuk pranon sëmundje tjera”.

Në SHBA jetojnë rreth 1.3 milion njerëz me sëmundje malinje në gjak, që nënkupton se në çdo 3 minuta diagnostikohet një rast i ri, ndërkaq në çdo 9 minuta llogaritet se ndërron jetë një nga pacientët e prekur.