Rritet numri i të prekurve nga gripi

Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, thotë se përderisa në shtetet përreth rritet numri i të prekurve nga COVID-19, në Maqedoni numri i rasteve pozitive nga COVID-19 bie.

Marketing

Në anën tjetër, rritet numri i të prekurve nga gripi. Sipas të dhënave të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në javën e fundit të vitit 2023 në Maqedoni janë paraqitur 403 raste me grip, përkatësisht për 96.6% më shumë në krahasim me javën e parafundit të vitit.

Sipas të dhënave, më së shumti është i përhapur te fëmijët nga 0-4 vjet.

“Kulminacioni sëmundjes pritet të jetë në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars”, tha Mehmedoviq.