Rritet numri i të prekurve nga gripi

Gripi sezonal ka mbushur pothuajse të gjitha ambulancat dhe spitalet në vendin tonë. Nga dita në ditë rritet numri i pacienteve të prekur nga gripi që kërkojnë ndihmë, ndërsa më të prekur janë fëmijët dhe më të moshuarit. Në Klinikën e Fëmijëve në Kozle po kryhen rreth 200 kontrolle në ditë, ndërsa në Klinikën e Fëmijëve “Nënë Tereza”, diku rreth 160. Gripi shumë shpejt po përhapet, por situata është brenda pritshmërive për këtë periudhë të vitit, thotë edhe drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana.

Marketing

“Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në ambulancën në Klinikën Infektive është në rritje e sipër, mirëpo është brenda pritshmërive brenda sezonit, që tregon se kjo situatë është e menaxhueshme dhe e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Mund të them se numri i hospitalizimeve nuk është i madh, por është në kuadër pritshmërive gjatë gripit sezonal.”, – deklaroi drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana