Rritet numri i të prekurve nga sheqeri në sy (VIDEO)

Rreth 160 mijë persona në vend janë të prekur nga retinopatia – apo diabeti në sy. Në botë kjo sëmundje e cila dëmton rëndë shikimin dhe madje çon deri në verbërim të plotë, është e pranishme në një nga katër pacientë. Nga Qendra e Diabetit thonë se retinopatia bëhet edhe më e egër dhjetë vite pasi pacienti të jetë prekur nga diabeti ndërkohë alarmojnë për nevojën e pajisjes bashkëkohore për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, raporton Alsat.

Marketing

“Në drejtim të zbulimit të hershëm të komplikimeve nga diabeti, është i nevojshëm një aparat për tomografi okulare koherente. Këto janë aparate pak sa më të shtrenjta të cilat janë në Klinikën e Oftalmologjisë por megjithatë në kuadër të Qendrës për diabet nuk i kemi”- tha Sasha Mishevska Ivanovska, Drejtore e Klinikës së Endokrinologjisë

Mënyra e vetme për tu përmirësuar këtë situatë është që të bëhet skriningu apo të zbulohet diabeti retinopatik në shkallë shumë të hershme të zhvillimit të tij”-theksoi Tanja Milenkoviq, mjeke.

Federata Ndërkombëtare e diabetit dhuroi aparat për diagnostikim të retinopatisë, i cili i ka munguar deri më tash Qendrës për Diabet, por krahas kësaj, kjo Qendër vazhdon të përballet me mungesën e aparaturave të tjera./Alsat

Marketing