Ne e fituam betejën e parë me koronavirusin. Vetëm nëse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm do të jemi në gjendje ta mbajmë gjendjen nën kontroll, njoftoi dje me optimizëm, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke theksuar se rikthimi në jetën normale do të bëhet gradualisht, me kujdes dhe respektimin e detyrueshëm të masave të mbrojtjes.
Optimizmi i ministrit bazohet në faktin se në ditët e kaluara është rritur numri i të shëruarve nga rastet e reja të konfirmuara me Kovid-19 (dje 44 kundër 13), si dhe për shkak të gjendjes së mirë të pacientit i cili për 12 ditë ishte në respiratorë në SPQ “8 Shtatori”.
Ky është pacienti i parë në vend, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore për 12 ditë ka qenë në respirator, ndërsa tani më nuk ka nevojë për asistencë të tillë. Gjendjen e mirë shëndetësore dje e konfirmoi edhe drejtori i spitalit, Hristijan Kostov.
“Pacienti merr frymë vetë, flet, është i vetëdijshëm. Me siguri kështu do të vazhdojë. Nëse ai është në gjendje të mirë, ai do të transferohet nga Njësia e kujdesit Intensiv në 24 orët e tjera. Pacienti merr terapi me ozon për disa ditë, ka protokoll mjekimi dhe i jepen antibiotikë dhe ilaçe anti-inflamatore”, tha dr. Kostov, ku edhe tre pacientë të tjerë gjenden në aparate respiratorë.
Rritet numri i të shëruarve, gjendja nën kontroll vetëm me përgjegjësi
Në evidentimet e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e kaluara ka pasur dy të vdekur – një pacient 55 vjeçar nga Prilepi, i cili ishte shtruar në spital në SPQ “8 Shtatori” më 22 prill dhe 13 ditë i kyçur në aparat respiratorë, ndërsa në spitalin e Manastirit vdiq pacienti i hospitalizuar më 4 maj, re i cili prania e virusit u konfirmua pas vdekjes.
Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.539, numri i pacientëve të shëruar është 1.057, numri i vdekjeve është 88, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 394. Një e treta e numrit të përgjithshëm të të infektuarve (515) janë në Shkup, dhe komuna tjetër për sa i përket numrit të të diagnostikuarve është Kumanova me 402. Raste me virus të konfirmuar ka dhe në 26 qytete të tjera.
Komuna e Kisella Vodës kumtoi mbrëmë se deri më 12 maj nuk do të funksionojë me të huaj pasi një punonjës u infektua nga virusi dhe pesë kolegët e tij që ishin në kontakt me personin e infektuar do të vendosen në karantinë. Qendra për Shëndet Publik gjithashtu u informua për gjendjen në komunën e Kisella Vodës. Palët që kanë pyetje në komunë këshillohet të kontaktojnë përmes telefonit.
Rritet numri i të shëruarve, gjendja nën kontroll vetëm me përgjegjësi
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile është pranuar një pacient, ndërsa në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj. Tre pacientë janë duke u trajtuar në spitalin e Manastirit, katër në spitalin e Shtipit, dhe 54 pacientë pozitivë dhe të dyshuar KOVID-19 janë shtruar në njësitet efektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë.
Në rajonin e Shtipit janë regjistruar 34 raste, dy prej tyre kanë vdekur. Mbi 80 për qind e rasteve janë tashmë në numrin e të shëruarve, përfshirë punëtorët shëndetësorë dhe ata tanimë janë në punët e tyre.
Tre pacientë të rinj u regjistruan dje në Prilep, ndërsa nëntë pacientë u shëruan nga infeksioni. Ekziston nga një pacient i shëruar në komunat Krushevë dhe Pllasnicë.
Ka edhe lajm pozitive nga Tetova, ku për herë të parë në 24 orët e kaluara nuk ka pasur persona që janë urdhëruar për izolim 14 ditor në shtëpitë e tyre si të dyshuar për koronavirus. Nuk kishte nevojë të lëshohen vendime nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësor ose deklarata për vetizolim.
Rritet numri i të shëruarve, gjendja nën kontroll vetëm me përgjegjësi
Për normalizimin gradual të jetës së përditshme, janë duke u përgatitur protokolle nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Qeveria, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi dje se Qeveria së shpejti do të marrë vendim për hapjen e kafeneve dhe restoranteve, por edhe që sektori i hotelerisë do të marrë mbështetje të re nga shteti pasi të hapen.
Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel, ndërkohë, kumtoi që ata punonin në protokollin që do të lejonte rihapjen e kopshteve dhe funksionimin e tyre të sigurt