Rritet numri i turistëve të huaj

Në maj Republikën e Maqedonisë e kanë vizituar 11,2 për qind më shumë turistë të huaj në krahasim me majin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Marketing

Numri i turistëve të huaj që e kanë vizituar vendin në maj, arrin 72.627, ndërsa numri i tërësishëm i turistëve në këtë muaj ka arritur 104.034, me ç’rast janë realizuar 211.234 bujtje.

Numri i turistëve vendor në maj të vitit 2018, në krahasim me muajin maj të vitit 2017, është rritur për 1,2 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendor në maj të vitit 2018, në krahasim me majin e vitit 2017 është zvogëluar për 4,8 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 12,4 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15,1 për qind, dhe atë te turistët vendor ka rritje prej 7,8 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19 për qind.

Në periudhën janar-maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 13,6 për qind dhe atë: te turistët vendor ka rritje për 5,4 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19,1 për qind.