Në komunikacionin rrugor në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar, numri i udhëtarëve të transportuar është rritur për 2,7 për qind, në transportin ajror për 20,7 për qind, në transportin hekurudhor për 13,8 për qind, ndërsa zvogëlim prej 16,4 për qind është vënë re në transportin qytet-periferi, bëri të ditur Enti Shtetëror Statistikor.
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2018, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është rritur për 2,6 për qind, në transportin qytet-periferi për 4,9 për qind, në transportin hekurudhor për 12,1 për qind, përderisa në transportin ajror është rritur për 32,3 për qind.
Në tremujorin e dytë të vitit 2018, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është zvogëluar për 4,4 për qind, në transportin ajror për 7,4 për qind, përderisa në transportin hekurudhor është rritur për pesë për qind.
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor është rritur për 22 për qind, në transportin ajror për 10,9 për qind, përderisa në transportin hekurudhor është rritur për 13,4 për qind.