Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Ditën e sotme Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se është rritur numri i viktimave nga koronavirusi. Mësohet se viktima e fundit është një 63-vjeçare nga Komuna e Rahovecit.

Marketing

“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftim.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 895 raste me koronavirus. Prej tyre, 657 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.