Rritet përdorimi i pa kontroll i antibiotikëve

Përdorimi i antibiotikëve ka shënuar rritje mjekët thonë se pacientët iu bëjnë presion që t’u japin antibiotik qoftë edhe për një ftohje. Ata bëjnë thirrje për kontroll më të madh lidhur me mënyrën e përdorimit të antibiotikëve duke kujtuar efektet anësore që janë serioze.

Marketing

Mirdita, urdhëroni.
A mund të më jepni një Amoksikllav?
Ja tani ta verifikoj…keni të shkruar antibiotik Amoksikllav, të shkruar nga mjeku juaj amë. Kushton 85 denarë. Duhet ta pini çdo 12 orë nga një tabletë. Urdhëroni”.
Faleminderit”.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është bërë shqetësues, posaçërisht nga fillimi i pandemisë. Vetëm gjatë vitit 2021 qytetarët e Maqedonisë kanë blerë mbi 1 milion e 500 mijë antibiotikë, tregojnë të dhënat zyrtare të Fondit Shëndetësor. Derisa nuk dihet sa të tjera janë shitur pa recetë dhe pa mbulim nga Fondi Shëndetësor. Nga Oda Farmaceutike thonë se vitet e fundit përballen me shitje rekorde të antibiotikëve. Shqetësues është dhe fakti që qytetarët kërkojnë me çdo kusht që të ju shkruhet antibiotikë, duke menduar se konsumimi i tyre do t’i shëroje më shpejtë.

“Pacientët dinë shumë shpesh që kokë më vetë pa recetë të kërkojnë në barnatore antibiotikë. “Kemi presion nga ana e pacientëve për të ju shkruar antibiotikë por këshillat tona janë në drejtim të asaj që të ju shpjegojmë pacientëve se sa të dëmshëm mund të jenë antibiotikët dhe joefikas ndërsa dëmi do të jetë i madh. Trendi i konsumimit të antibiotikëve edhe më tej po rritet posaçërisht këtë periudhë kemi rritje të numrit të antibiotikëve të shitur. Më së shpeshti kërkohet azitromicini, pancefi dhe amoksiklavi të cilat kërkohen si nga të rriturit ashtu dhe për fëmijët. Para një kohësh, në bazë ditore kemi shitur diku rreth 3520 dmth gjatë pandemisë dhe kjo ishte një rritje shumë shumë e madhe”, tha Vesna Stavrova, Kryetare e Odës së farmacistëve.

Ndërkohë që nëpër barnatoret e vendit takuam pacientë të cilët blinin antibiotikë.

“ Po, unë kam marrë antibiotikë këtë sezon për ftohje dhe grip. Mjeku amë më ka shkruar, për ndryshe nuk marr antibiotikë kokë më vete pa mos e patur të shkruar në recetë. Amoksikllav”.

Nga Oda Farmaceutike thonë se krahasuar me vendet e Evropës, në Maqedoni konsumimi i antibiotikëve është shumë më i lartë. Vlerësojnë se ministria e Shëndetësisë duhet të organizojnë fushata ndërgjegjësimi për përdorim racional të antibiotikëve. Sipas një hulumtimi të realizuar nga OBSH, më tepër se gjysma e të gjitha barnave, përfshirë këtu edhe antibiotikët, jepen ose shiten në mënyrë joadekuate derisa gjysma e pacientëve i përdorin antibiotikët në mënyrë joadekuate.