Rritja e çmimit për Haxh, ja çfarë thonë nga BFI

Besimtarët islam kanë filluar përgaditjet për shkuarjen në Haxh. Ajo që vërehet është disbalanci i çmimeve për shkuarje në Haxh mes vendeve të rajonit.

Marketing

Nga BFI thonë se çmimi prej 5.700 eurosh në vend është për shkak të afërsisë së hoteleve me vendin më të shenjtë Qaben dhe kualiteti i shërbimeve.

“Bashkësia jonë fetare islame dhe e Kosovës kemi të njetin çmim 5700 euro, kemi Bosnjën me çmim mbi 6 mijë euro, Shqipërinë me 5 mijë euro dhe janë evidente se ka dallim por kjo varet prej organizimit të cilin e kemi bërë në Meke dhe Medine, ku hotelet të një kategorie pastaj dallon çmimi i afërsisë së hotelit me Qaben dhe distanca nëse është e largët. Gjithashtu dallon edhe kualititi dhe shërbimi të cilën e ofrojnë hotelet. Jemi munduar që të gjejmë hotele më afër Qabes për shkak se qëllimi i vizitiës në Meke dhe Medine është që haxhiu të qëndrojë në mënyrë sa më tepër në Qabe dhe ti kryej detyrat islame” – tha Drejtori i Sektorit për Diasporë në BFI, Selver Xhemaili.

Çmimi për Haxh vitin e kaluar ishte 4.100 euro, por këtë vit është 5.700 euro, për shkak të rritjes së çmimeve dhe vendosjes së takasve të reja në Arabinë Saudite.

“Dy vitet e fundit nuk kemi pasur organizim për Haxh ndërsa prej vitit të fundit dhe sivjet dallon edhe çmimi të cilën ne e kemi nxjerrur dhe kjo është si rezultat i ngritjes së të gjitha sferave duke përfshirë ngritjen e çmimit të biletave të aeroplanit, reformat dhe ndryshimi që ka bërë ministria e haxhit në Arabinë Saudite është reflektuar tek ngritja e çmimit” – thotë Xhemaili.

Nga BFI informojnë së këtë vit ka pasur interesim shumë të madh dhe është mbushur numri i haxhinjëve prej 905 vendeve të siguara. Gjithastu shtojnë së këtë vit ka pasur edhe reduktim të numrit të vizave për 50 % për Maqedoninë e Veriut.