Rritja e çmimit të bukës, Ministria e bujqësisë: Kemi situatën nën kontroll

Pa marrë parasysh për sa perqind rritet cmimi i bukës, krijon një tendencë negative, ndërsa rëndon edhe buxhetin e familjeve me të ardhura të ulta, thotë për TVM2 profesori universitar, Sami Bislimi.

Marketing

Sipas profesorit rreziku nga një infalcion eventual fillimisht vjen nga Banka Popullore e vendit. Këta të fundit njoftojnë se janë në vëzhgim të situatës dhe se tani për tani nuk ka nevojë për intervenime pasi situata është nën kontroll, thotë Bislimi.

“Rritja e çmimit të bukës do të ndikon në standaridn jetësor posaqërisht te familjet me të ardhura të ulëta. Shrtenjtimi i bukës si produkti kryesor i qytetarëve tanë do të ndikon negativisht në stnadardin jetësor. Kjo është një tendenc negative e cila do të ndikon ehde në rritjen e çmimit të produkteve tjera. Vetë fakti se ka rritje të çmimeve shkakton një nervozizëm tek prodhuesit e produkteve tjera” – tha profesori universitar, Sami Bislimi.

Por sa rritja e çmimit te bukës mund të shkaktojë rritje edhe të çmimeve tjera në treg. Sipas nënkryetarit të mullisëve pranë Odës ekonomike, Ramadan Vejseli, kjo rritje e çmimit të bukës është rritje e lehtë , andaj nuk duhet të përdoret për politika ditore dhe të krijohet panik. Sipas tij buka dhe mielli janë ndër artikujt më të lirë që kemi krahasuar me vendet e rajonit.

“Sa i përket rritjes së çmimit të bukës unë mendoj se është më tepër panik apo politikë ditore, kjo shkaku se në mjetet e informimit jepet se buka është shtrenjtuar për 20 deri 30 për qind . Por 20 apo 30 për qind shumica nuk kanë njohur se buka ka qenë 16 denarë , ndërsa me 20 për qindishin është bërë 18 denarë. Me dy denarë nëse janë shtrenjtuar disa bukë nuk mendoj se duhet, ka nevojë të çohet gjithë ky pluhur apo gjithë ky panik. Buka dhe mielli janë ndër artikujt më të lirë që kemi në rajon” – u shpreh nënkryetari i mullisëve nga OEM, Ramadan Vejseli.

Nga Banka qendrore pak ditë më parë thanë se janë vigjilentë rreth situatës, por nuk mund të ndikojnë në këtë vendim, sepse çmimi rregullohet në tregun e lirë. Ndërkohë nga ministria e Bujqësisë përmes një kumtese njoftuan se nëse vjen në rritje drastike të çmimeve, gjë që do të ndikonte në shtrenjtimin e standardit jetësor, Ministria menjëherë do të intervenojë përmes Agjencisë për rezerva të miellit, e cila pas korrjeve ka bërë furnizim prej 13.000 tonë grurë.
Edhe industria e furrxhinjve mori vendim që ta rrisë çmimin e bukës për rreth 3 denarë, me arsyetimin se kanë shpenzime më të larta gjatë prodhimtarisë.

Ata gjithashtu njoftojnë se pas vendosjes së taksës nga ana e Kosovës për produktet serbe, është shtuar edhe kërkesa për blerjen e miellit mirëpo kjo nuk pritet të shkaktojë rritje të çmimit të miellit.