Qeveria greke vendosi masa më të rrepta në tre rajone, përfshirë Atikën, duke filluar nga sot, pas një rritjeje të madhe të infeksioneve këtë javë, që përfshin shtetrrethimin më të gjatë dhe ndalimin e blerjeve në dyqane për shitësit e veshjeve dhe këpucëve.
Në një konferencë shtypi, zëvendësministri për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias tha se shtetrrethimi në Atikë, Selanik dhe gadishullin e Halkidhiqisë do të fillojë sot në orën 18:00 (në vend të 21:00-05:00) dhe shitësit me pakicë do të shërbejnë vetëm me blerje elektronike.
Shitësit me pakicë dhe shërbimet e kujdesit personal (parukierë, sallone bukurie) do të hapen nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në 20:00.
Vetëm farmacitë, supermarketet, furrat e bukës dhe pikat e karburanteve do të hapen në fundjavë nga ora 07:00 deri në 17:00.
Të tre rajonet e mëdha, si dhe pesë rajonet e Patras, Halkidha, Mikonos, Santorini dhe Ajos Nikolaos në Kretë, janë të gjitha nën një monitorim të rreptë epidemiologjik, pas një rritjeje të infeksioneve.
Rajoneve të “alarmit të kuq” të premten u shtuan ato të Rethimnos në Kretë, Pidnas dhe Kolindros në Maqedoni, Dirfi dhe Mesapies në Evia, Andravidha dhe Kilini në Peloponez dhe Tempi afër Larisas.
Masat më të rrepta do të hyjnë në fuqi për të gjitha rajonet të shtunën dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 shkurt.